Lidhje

Turqi, sulme të reja ajrore kundër PKK


Ushtria turke tha sot se avionët e saj luftarakë kanë ndërmarrë goditje ajrore kundër 17 objekteve të kryengritësve kurdë në pjesën juglindore të vendit.

Një deklaratë thotë se goditjet kishin në shenjestër Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit në provincën Hakkari, në kufi me Irakun dhe Iranin.

Operacionet pasojnë një seri incidentesh vdekjeprurëse dje që lanë katër policë dhe një ushtar të vrarë në provincën Sirnak. Gjatë natës kryengritësit kurdë sulmuan një pikë ushtarake në Sirnak duke vrarë një ushtar turk.

Turqia filloi operacionet ajrore kundër PKK në juglindje të vendit dhe Irakun verior që nga fundi i korrikut, duke njoftuar ndërmarrjen e një operacioni të ri anti-terrorist.

XS
SM
MD
LG