Lidhje

Turqia nuk do të armatosë kurdët në Kobani


Turqia thotë se nuk do të armatosë dhe nuk do të bjerë dakord për transferim armësh për luftëtarët kurdë që po luftojnë me ekstremistët e Shtetit Islamik për kontrollin e Kobanit, qyteti sirian në kufi me Turqinë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i quajti sot forcat kurde si të barabartë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit që ka 30 vjet që është prëfshirë në një fushatë të armatosur për vetëqeverisje në Turqi. Turqia dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë atë parti, një grup terrorist.

Zoti Erdogan tha se “do të ishte jashtëzakonisht e gabuar” që të pritej që qeveria turke “t’i thotë hapur ‘po’ aleates së saj, Shteteve të Bashkuara për këtë lloj mbështetjeje. Është e pamundur që të pritet diçka e tillë prej nesh”.

XS
SM
MD
LG