Lidhje

Turqi, dita e katërt e protestave


Policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit nëpër qytete në mbarë vendin, ndërsa demonstruesit dolën nëpër rrugë për të katërtën natë me radhë. Shumica e protestave janë zhvilluar në përgjigje të vdekjes së demonstruesit 22 vjeçar, Ahmet Atakan fundjavën e kaluar, por në kryqytetin Ankara, aktivistët demonstruan edhe kundër planeve për ndërtimin e një qendre kulturore e fetare.

Rrethanat e vdekjes së të riut Atakan nuk janë të qarta: autoritetet thonë se ai ra nga një ndërtesë, por të tjerë thonë se ai u godit në kokë nga policia me një bombë me gaz.

Alevit janë myslimanë Shiitë dhe planet për ndërtimin e një qendër lutjesh në një njëjtin vend me një xhami suni kanë shkaktuar reagime anti-qeveritare, të acaruara nga zemërimi për shkak të vdekjes të dielën të protestuesit Ahmet Atakan.
Vdekja e tij ringjalli një lëvizje protestash, që ishte qetësuar pasi mijëra njerëz demonstruan nëpër rrugë në qershon kundër qeverisë së kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan.

Dje në Stamboll, demonstruesit u përleshën me forcat e sigurimit në lagjen e trazuar Sultangazi, me popullsi kryesisht kurde dhe alavite.
Protestuesit hodhën fishekzjarre në drejtim të policisë, ndërkohë që ajo u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompa uji.

Ndërkaq, në lagjen Kadikoy të Stambollit, dëshmitarët thanë se një numër protestuesish u ndaluan nga policia.

Dhe në lagjen Hatay, ku banonte 22 vjeçari i vrarë Atakan, rreth 250 veta u përleshën me policinë, e cila përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit.

Të martën, policia bëri një deklaratë në të cilën mohonte çdo përgjegjësi për vdekjen e Ahmet Atakanit.

Ai është demonstruesi i 6 anti-qeveritar që vritet në Turqi që prej fillimit të protestave në qershor, kur shtypja nga policia e një proteste ulur për të mbrojtur prishjen e një parku në Stamboll nxiti protesta në mbarë vendin, të cilat u shndëruan në shprehjen e pakënaqësisë ndaj asaj që kundërshtarët e cilësojnë si stilin gjithnjë e më autoritar të qeverisë.


XS
SM
MD
LG