Lidhje

Vazhdojnë protestat në Turqi


Në Turqi kanë vazhduar edhe sot protestat antiqeveritare. Në Stamboll demonstruesit u përleshën me policinë.

Protestuesit i vunë zjarrin barrikadave nëpër rrugë, ndërsa policia përpiqej të vinte nën kontroll turmën, duke hedhur gaz lotsjellës.

Dje pasdite turma të mëdha njerëzish u mblodhën për të ndjekur një numër koncertesh. Por me afrimin e mbrëmjes, shpërtheu kaosi, kur një grup demosntruesish filluan t’i vinin zjarrin barrikadave.

Po ashtu përleshje pati mes demonstruesve dhe policisë në qytetin Antakia në jug të vendit.Në disa qytete të Turqisë ka patur protesta, pas vdekjes së një pjesëmarrësi në një demonstrate antiqeveritare më 9 shtator.
XS
SM
MD
LG