Lidhje

Turqi, kërkohet dorëheqja e qeverisë


Kryeministri turk ka paralajmëruar rivalët e tij se do të marrë masa ndaj tyre dhe siç u shpreh ai “do t’u thyejë duart” nëse shfrytëzojnë një skandal rryshfetesh për të minuar qeverisjen e tij. Ai e bëri komentin dje ndërsa turma protestuesish të zemëruar vazhduan thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.

Recep Tayyip Erdogan e denoncoi hetimin për korrupsion si vepër të “aleancave të errëta” dhe u zotua se do të bëjë publik emrat e personave të përfshirë.

Policia turke përdori pompa uji dhe gaz lotsjellës në Stamboll për të shpërndarë mijëra njerëz që po protestojnë kundër një rasti korrupsioni, ku janë arrestuar dhjetra vetë, përfshirë bij ministrash. Demonstruesit protestuan gjithashtu edhe kundër planeve të urbanizimit.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG