Lidhje

Nëntë të vrarë nga një makinë bombë


Media turke thotë se një makinë bombë shpërtheu në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Sirisë duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë.

Televizioni NTV në Turqi tha se shpërthimi ndodhi sot në tokën turke, rreth 40 metra nga pika kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hataj. Nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me shpërthimin.

Zona kufitare mes të dy vendeve ka qënë skenë e luftimeve mes rebelëve dhe forcave ushtarake të presidentit sirian Bashar Assad.
XS
SM
MD
LG