Lidhje

Turqi: Funeral ushatarak për pilotët


Trupat e dy ushtarakëve turq, avioni i të cilëve u rrëzua muajin e kaluar nga ushtria siriane, u gjetën dhe u varrosën sot në një funeral ushtarak.

Trupat e pilotëve u nxorën nga deti 14 kilometra larg bregut sirian. Ata u lokalizuan me ndihmën e eksploruesit të oqeanëve, amerikanit Robert Ballard, i cili është i famshëm për zbulimin e mbeturinave të Titanikut të mbytur.

Forcat siriane goditën aeroplanin RF- 4 në 22 qershor, duke rritur edhe më tej tensionet mes dy fqinjve. Siria thotë se aeroplani ishte duke fluturuar në hapësirën e saj ajrore, ndërsa Turqia këmbëngul se ishte në zonë ndërkombëtare.

Trupat e kapitenit Gokhan Ertan dhe Lejtnantit Hasan Husein Aksoy u varrosën sot në një ceremoni mortore kombëtare e cila u transmetua përmes televizionit, ku mori pjesë edhe kryeministri Recep Tayyip Erdogan.

Trupat e tyre u gjetën të mërkurën pasi Robert Ballardi me makinën e tij me të cilën eksploron thellësitë e oqeanit, ndihmoi në gjetjen e mbetjeve të avionit.
XS
SM
MD
LG