Lidhje

Turqia, Siria dhe planet e Donald Trumpit


Turqia thotë se është tepër herët për të komentuar mbi planin e Presidentit Trump lidhur me krijimin e zonave të sigurta në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke tha sot se së pari duhet të shihen rezultatet e studimeve që zoti Trump pritet të kërkojë nga Departamenti i Shtetit dhe nga Pentagoni për krijimin në Siri të zonave të tilla, ku civilët të mund të jetojnë të sigurt dhe të mos preken nga konflikti.

Turqia, e cila ka kufi të përbashkët me Sirinë, prej kohësh është shprehur për krijimin e zonave të sigurta.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama nuk e ka mbështetur këtë ide, duke përmendur si arsye vështirësitë e mundshme që kanë të bëjnë me ruajtjen e zonave të tilla, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të trupave tokësore amerikane apo misione ajrore.

XS
SM
MD
LG