Lidhje

Turqi, kontrolle nëpër shtëpi dhe në zyra


Ministri i Brendshëm Muamar Guler konfirmoi sot se 62 persona u ndaluan në Stamboll dhe 23 të tjerë në Ankara

Në Turqi, policia zhvilloi kontrolle nëpër shtëpi dhe në zyra në mbarë vendin, duke arrestuar dhjetra njerëz, në një operacion të koordinuar lidhur me protestat që filluan para tre javësh.

Ministri i Brendshëm Muamar Guler konfirmoi sot se 62 persona u ndaluan në Stamboll dhe 23 të tjerë në Ankara. Televizioni shtetëror po ashtu njoftoi se 13 persona të tjerë u ndaluan në qytetin Eski-sehir.

Policia shpërndau një protestë të qetë në sheshin Taksim të Stambollit, ku ishin mbledhur qindra vetë, ndërsa në Ankara përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për shpërndarjen e qindra protestuesve, të mbledhur në lagjen Kizilay, ku ndodhen zyrat e qeverisë. Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara, për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay, në komentet saj të para lidhur me protestat, bëri thirrje që zyrtarët dhe forcat e sigurisë që kanë përdorur dhunë të dënohen.

Grupi me bazë në New York tha se qeveria turke duhet që urgjentisht t’i ndryshojë taktikat policore dhe të lëshojë një sinjal të qartë për përmbajtje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG