Lidhje

Marrëdhëniet amerikano-turke


Ambasadori amerikan në Turqi, dha një intervistë për Zërin e Amerikës

Ambasadori amerikan në Turqi, tha se shpreson që Irani është duke i kushtuar vëmendje inkurajimit të Turqisë për të hyrë në bisedime për krijimin e një programi bërthamor për qëllime paqësore.

Ambasadori Frank Ricciardone, foli për Shërbimin Turk të Zërit të Amerikës në fillim të kësaj jave gjatë një konference mbi marrëdhëniet amerikano-turke në Uashington. Ai tha se Turqia është fqinji më "i afërt, më i qëndrueshëm, më i begatë, dhe më i avancuara" i Iranit dhe shtoi se shpreson që Irani e merr seriozisht mesazhin e Turqisë. Ambasadori tha gjithashtu se nëse Irani dëshiron të lërë të hapur mundësinë e përdorimit të programit të saj bërthamor për prodhimin e armëve, bota do të jetë e bashkuar kundër këtij veprimi. Ai tha se Turqia e ka përforcuar këtë mesazh.

Në lidhje me lirinë e shtypit në Turqi, Ricciardone tha se shumë gazetarë ndjehen të penguar sepse një numër i tyre janë burgosur, edhe pse Ankaraja këmbëngul se ata nuk janë në paraburgim për aktivitetet e tyre gazetareske. Ai tha se situata krijon një "efekt jo të mirë", që mund të ndikojë në atë që shkruajnë gazetarët.
XS
SM
MD
LG