Lidhje

Turqi: policia vret dy gra që po kryenin sulm


Policia në Turqi vrau sot dy gra që përdorën armë zjarri dhe granada për të sulmuar një stacion policie.

Sulmi u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Në fillim gratë u larguan nga skena pasi hapën zjarr ndaj stacionit dhe u fshehën në një ndërtesë aty pranë. Policia rrethoi vendngjarjen dhe ndërmori një sulm, nga i cili të dyja gratë gjetën vdekjen.

Sipas njoftimeve paraprake të medias, dy gratë janë identifikuar si anëtare të një grupi majtist.

XS
SM
MD
LG