Lidhje

Turqi, mbyten 18 emigrantë


Të paktën 18 emigrantë u mbytën dhe 14 të tjerë u shpëtuan kur një anije që po i nxirrte ata në Greqi u mbyt sot në brigjet turke, njoftoi agjencia e lajmeve DHA.

Anija po transportonte emigrantë dhe refugjatë irakianë, pakistanezë dhe sirianë për në ishullin grek Kalymnos.

Anija u mbyt pas largimit nga pika turistike turk e Bodrumit në Turqinë jugperëndimore.

Autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të dyshuar për organizimin e udhëtimit.

Rreth 800.000 emigrantë dhe refugjatë kanë arritur këtë vit në Greqi nga Turqia.

XS
SM
MD
LG