Lidhje

Të paktën 33 emigrantë të mbytur në Egje


Është rritur në të paktën 33 numri i emigrantëve të mbytur sot në Detin Egje, ndërsa përpiqeshin të arrinin në brigjet e Evropës me anije.

75 persona u shpëtuan, por rojet bregdetare turke thanë se vazhdojnë kërkimin në det. Nëntë nga viktimat ishin bllokuar brenda mjetit lundrues të përmbysur.

Anija ishte nisur nga brigjet perëndimore të Turqisë për në ishullin grek, Lesbos.

Mes personave në barkën e mbytur kishte sirianë dhe afganë.

Moti i ftohtë dhe deti me dallgë nuk e ka ndalur valën e emigrantëve që kërkojnë strehim në Evropë.

Nëntorin e kaluar, Turqia arriti një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të ngadalësuar rrjedhën e emigrantëve në këmbim të më shumë se 3 miliardë dollarëve ndihmë financiare.

XS
SM
MD
LG