Lidhje

Turqi: Ngrihen akuza lidhur me aksidentin


Autoritetet turke kanë ngritur akuza kundër tre personave dhe kanë ndaluar 22 të tjerë në kuadër të një hetimi që ka filluar lidhur me tragjedinë që ndodhi të martën e kaluar në një minierë të perëndim të vendit, ku gjetën vdekjen 301 vetë.

Prokurori Bekir Sahiner tha se tre vetë u akuzuan për neglizhencë dhe si shkaktarë të një numri vdekjesh.

Një raport paraprak për aksidentin, i siguruar nga gazeta turke “Milliyet”, tregonte se në minierë ka patur disa shkelje të sigurisë teknike, si mungesa e detektorëve të monoksidit të karbonitsi dhe tavanët prej druri në vend të atyre prej metali.
XS
SM
MD
LG