Lidhje

Turqi, Erdogan mirëpret hapin e parë për paqe


Kryeministri i Turqisë tha se ushtria turke do t’i ndalojë operacionet kundër rebelëve, nëse ata i japin fund kryengritjes tre dekadëshe

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan mirëpriti hapin e parë për paqe nga udhëheqësi i burgosur i kurdëve, Abdullah Oçalan.

Ai tha se ushtria turke do t’i ndalojë operacionet kundër rebelëve, në se ata i japin fund kryengritjes tre dekadëshe.

Më parë sot, një ligjvënës kurd e lexoi letrën e zotit Oçalan, ku thuhej se është koha që të mbizotërojë politika dhe jo armët në zgjidhjen e çështjeve. Duke përshëndetur atë që ai e cilësoi një “epokë të re”, zoti Oçalan tha se ka ardhur koha që “elementët tanë të armatosur të tërhiqen jashtë kufijve të Turqisë”.

Ka të ngjarë që ndalimi i luftimeve kërkohet në këmbim të autonomisë për kurdët në Turqi, si dhe lirimit të të burgosurve kurdë nga burgjet turke.

Në një gjest të besimit të mirë, rebelët kurdë kohët e fundit liruan 8 qytetarë turq, të ndaluar në Irakun verior. Kurdët kanë luftuar prej dekadash për vetëqeverisje në Turqinë juglindore.

Administrata e zotit Erdogan i ka dhënë tashmë disa të drejta kurdëve kohët e fundit, si atë të gjuhës, përfshirë një stacion televizioni në gjuhën kurde.
XS
SM
MD
LG