Lidhje

Turqi, forcat e sigurisë vranë 15 rebele kurde, të gjitha gra

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët turq thonë se forcat e sigurisë vranë 15 rebele kurde, të gjitha gra, gjatë përleshjeve sot në juglindje të vendit.

Ministria e Brendshme tha se luftimet mes forcave të sigurisë dhe anëtareve të grupit rebel, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ndodhën në një pjesë rurale të provincës kryesisht kurde të Bitlisit. Ministria tha se edhe një anëtar i gardës lokale u vra.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e konsideruar nga Turqia dhe shumë anëtarë të tjerë të komunitetit si grup terrorist, ngriti armët ndaj qeverisë në vitin 1984 në luftë për autonomi në juglindje të vendit. Konflikti 28 vjeçar ka shkaktuar vdekjen e 40 mijë vetëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG