Lidhje

Shpërthim vdekjeprurës në Gaziantep të Turqisë


Një shpërthim me makinë bombë para selisë së rajonit të policisë në qytetin Gaziantep në juglindje të Turqisë ka lënë të vrarë të paktën 2 policë. Mbi 22 persona të tjerë janë plagosur, siç njofton guvernatori rajonal.

Media turke citon zyrtarin lokal sipas të cilit shumë nga të plagosurit janë policë.

Video e marrë nga grupi mediatik NTV tregon skena kaosi para zyrave të policisë, ku ishin thyer xhama dhe shpejtonin ambulancat.

Gaziantepi ka një popullsi prej 1.5 milionë banorësh dhe ndodhet 55 km larg territorit të kontrolluar nga ISIS në Siri. Qyteti është strehë kryesore e refugjatëvë që largohen nga Siria për t’i shpëtuar luftës.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG