Lidhje

Gjykatat turke urdhërojnë lirimin e ushtarakëve të dënuar

  • Dorian Jones

Gjykatat turke kanë urdhëruar që gjeneralë të lartë të dënuar për konspiracion për përmbysjen e qeverisë, të lirohen nga burgu, duke ngritur pikëpyetje mbi arritjen e partisë AK në pushtet për largimin e ushtrise turke nga politika. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan mund të jetë duke shpresuar që të sigurojë ndihmën e ushtrisë, në betejën kundër një kleriku të fuqishëm fetar, Fetullah Gulen.

Që nga fundi i javës së kaluar, mbi 10 vetë, përfshirë një ish-shef të forcave të armatosura, oficerë të lartë në pension, një gazetar dhe një udhëheqës i një partie politike janë liruar nga burgu. Të gjithë kishin marrë dënime të gjata, pasi u shpallën fajtorë vitin e kaluar për pjesëmarrje në komplotin Ergenekon që prokurorët thonë se kishte si synim përmbysjen e qeverisë.

Eksperti i shkencave politike Cengiz Aktar i Forumit të Stambollit për Politikat thotë se disa nga ata që po lirohen, kanë kryer shkelje të rënda.

"Mes tyre ka pucistë të mirëfilltë: edhe kryeministri mendon se ka shumë prej tyre që po përgatisnin një grusht shteti. Ka mes tyre edhe njerëz që kanë qenë të përfshirë në vrasje të bujshme, si ato të një antëtari të gjykatës së laryë apo gazetarit me origjinë armene, Hrant Dink. Në përgrjithësi kjo na bën të kuptojmë se si mendon qeveria”.

Qeveria i ka përshëndetur lirimet që pasojnë reforma ligjore të prezantuara nga qeveria, sipas së cilave një person mund të burgoset vetëm për pesë vjet në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Të liruarit ishin shpallur fajtorë port ë gjithë kishin apeluar ndaj dënimeve.

Kadri Gursel, një opinionist për gazetën Milliyet thotë se lëvizja është një përpjekje nga qeveria për të zbutur marrëdhëniet me ushtribë, sepse beson se tani po përballet me një rrezik më të madh.

"Është një rezultat i konfliktit të vazhdueshëm mes qeverisë së AKP-së dhe ish-partnerit të saj de facto të koalicionit, lëvizjes Gulen. Sepse në një luftë vdekjeprurëse, qeveria ka nevojë të neutralizojë armiqtë e mundshëm, përfshirë ushtrinë”.

Fetullah Gulen jeton në strehim të vetëimponuar në Shtetet e Bashkuara, por analist[t thonë se ai ka shumë simpatiznatë në policinë dhe gjyqësorin e Turqisë. Partia AK i akuzon mbështetësit e Gulenit se po përpiqen të përmbysin qeverinë përmes një sërë hetimesh dhe akuzash për korrupsion në nivelet e larta të qeverisë. Kryeministri ka akuzuar gjithashtu përkrahësit e Gulenit se kanë fabrikuar cështje kundër ushtrisë.

Kritikët e rastit Ergenekon dhe rasteve të tjera të ngjashme, pretendojnë se ato ishin procese gjyqësore me defekte. Duke folur para gazetarëve, pas lirimit, ish-kreu i ushtrisë turke, Ilker Basbug këmbënguli në pafajësinë e tij dhe se ishte viktimë e një konspiracioni.

“Ata që vepruan me urrejtje dhe hakmarrje na mbajtën këtu për 26 muaj, më morën 26 muaj nga jeta”.


Basbug tha se do të punonte për lirimin e qindra oficerëve të tjerë që janë ende në burg.

Por vëzhguesit vëne në dulje se pavarësisht nga ndonjë e metë në rastet kundër ushtrisë, gjyqet ishin thelbësore për t’I dhënë fund ndërhyrjeve të ushtrisë. Që nga viti 1960, ushtria turke ka rrëzuar katër qeveri, e fundit mes së cilave në vitin 1997.

Me lirimin e disa prej të dënuarve për konspiracion kundër qeverisë, procesi i cmilitarizimit mund të jetë drejt fundit, thotë eksperti i shkencave politike Aktar. Por ai paralajmëron se loja e qeverisë mund të jetë e rrezikshme.

"Disa e shohin tani ushtrinë si aleaten e re të qeverisë, por qeveria nuk ka ndërmarrë kurrë një cmilitarizim të plotë si në demokracitë e pjekura. Askush nuk mund të pretendojë se ushtria ka hequr krejtësisht dorë nga ndërhyrja në cështjet politike”.


Analisti Gursel thotë se me aq shumë ushtarakë të lartë të burgosur gjatë pesë viteve të fundit, ushtria nuk ka gjasa t’i rikthehet ndërhyrjes në politikë.

"Ushtria nuk e ka më atë aftësi, atë instrument, pas këtyre cështjeve gjyqësore. Por nëse sistemi rrëzohet, nëse institucionet shtetërore nuk funksionojnë më, nëse ekonomia keqësohet, nëse Turqia nuk mund të menaxhohet më, askush nuk mund ta parashikojë se cfarë do të ndodhë. Nuk mund ta them kurrë se ushria nuk ka aftësinë të ndëryjë, por mendoj se gjasat tani janë të pakta”.

Por qeveria mbetet e përfshirë nga akuzat për korrupsion dhe e mbërthyer në një betejë të ashpër me përkrahësit e Gulenit, brenda shtetit turk dhe shoqërisë në përgjithësi. Vëzhguesit thonë se me një atmosferë të polarizuar, protesta sporadike dhe tre procese zgjedhore të planifikuara për 15 muajt e ardhshëm, vendi ende përballet me prova të vështira.
XS
SM
MD
LG