Lidhje

Turqi, vazhdojnë bisedimet për luftën kundër ISIS


Turkish army tanks are seen on the Turkish side of the border as smoke rises from the Syrian town of Kobani Oct. 8, 2014.

Turkish army tanks are seen on the Turkish side of the border as smoke rises from the Syrian town of Kobani Oct. 8, 2014.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çaushollu tha sot në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se bisedimet lidhur me kontributin e Turqisë për të luftuar militantët vazhdojnë.

Turqia përballet me trysni për të ndërhyrë në Kobani, i njohur gjithashtu me emrin Ayn al-Arab, një qytet sirian në anën tjetër të kufirit turk, ku grupi Shteti Islamik po ndeshet me luftëtarët kurdë prej disa javësh.

Parlamenti i Turqisë ka autorizuar veprime ushtarake në Siri dhe Irak, por forcat turke nuk kanë ndërmarrë asnjë hap kundër militantëve. Turqia thotë se nuk mund të pritet që ajo të kryejë e vetme një operacion tokësor kundër militantëve të shtetit islamik në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se grupi Shteti islamik përbën kërcënim për Sirinë, Irakun, Turqinë dhe vendet e NATO-s.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

"Është e rëndësishme që e gjithë bashkësia ndërkombëtare të jetë e bashkuar në këtë përpjekje afatgjatë. I mirëpres veprimet e vendosura të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara me shumë nga aleatët dhe partnerët, e mirëpres gjithashtu votimin e fundit në parlamentin turk për të autorizuar një rol akoma më aktiv të Turqisë në këtë krizë," tha zoti Stoltenberg.

Ai tha se vendosja e zone të ndaluar për fluturimet në rajon nuk është ende çështje në shqyrtim.

Ambasadori i SHBA Brett McGurk dhe gjenerali në pension John Allen takohen sot dhe nesër me zyrtarë turq për të kërkuar ndihmën e Turqisë në luftën kundër militantëve.

Ndërkohë, sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA vazhduan edhe sot në Kobani.

Po sot, ushtria australiane njoftoi se avionët e saj luftarakë kryen gjatë natës sulmet e tyre të para ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG