Lidhje

Ligji turk i jep fuqi agjensive të zbulimit

  • Dorian Jones

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një legj të ri për të zgjeruar kompetencat e shërbimit informativ të vendit. Qeveria pretendon se ligji është i nevojshëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja me të cilat mund përballet vendi. Por kundërshtarët thonë se kjo masë do të thellojë një prirje më të madhe drejt autoritarizmit nga ana e qeverisë.

Parlamenti turk miratoi kohët e fundit një ligj të ri, të diskutueshëm, i cili do të zgjerojë pushtetin e shërbit turk të zbulimit, ose M.I.T.

Profesorja e drejtësisë Istar Gozaydin, e Universitetit Dogus të Stambollit, thotë se ky ligj është rrënjësisht ndryshe nga të tjerët, pasi zgjeron fushëveprimin dhe pushtetin e agjencisë.

“Fushëveprimi i tij është shumë i gjerë dhe krijon shumë paqartësi. Ai kufizon lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe komunikimit. Ligji e bën të vështirë që agjencia e zbulimit të mbahet përgjegjëse, ai është shumë i ashpër që nuk është provuar më parë”.

Legjislacioni, për të cilin nevojitet miratim presidencial para se të bëhet ligj, do t’i japë M.I.T.-së qasje në informata të mbledhura nga institucione publike dhe private pa urdhër të gjykatës dhe do të zgjerojë aftësinë e organizatës së inteligjencës për të kryer operacione të fshehta.

Kreu i partisë opozitare, Partisë Republikane të Popullit, Kemal Kiliçdaroglu, e kritikoi legjislacionin.

“Turqia po kthehet me shpejtësi në një shtet të shërbimit të fshehtë, Në Gjermani, u themelua Gestapo. A ishte e ligjshme? Po, ishte. Por nuk i dha informacion shtetit, por partisë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Turqi.”

Fjalët e një deputeti të lartë të partisë në pushtet AKP i shtuan shqetësimet. Burhan Kuzu postoi në faqen e medias sociale Twitter: “Kur të miratohet ligji i M.I.T.-së, ne do të jemi në gjendje të njohim tradhtarët brenda dhe jashtë vendit dhe do të bëhet ç’ka është e nevojshme.”

Ato fjalë përsëritën kërcënimin e bërë nga kryeministri Rexhep Tajip Erdogan pas fitores së tij në zgjedhjet lokale të marsit.

Por qeveria këmbëngul se po përballet me një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë e shtetit nga përkrahësit e Fethullah Gylen-it, një klerik islamik që jeton në mërgim të vetë-imponuar në Shtetet e Bashkuara.

Osman Can, një ish-gjykatës dhe anëtar i komitetit ekzekutiv qendror të partisë në pushtet AKP, pretendon se ata janë duke mbrojtur demokracinë.

“Lëvizja Guleniste ka pushtetin e departamenteve gjyqësore dhe policore. Ata i kanë departamentet në dispozicion për formësimin e politikës së vendit . Dhe kjo nuk është diçka demokratike. Por është e paligjshme.”

Qeveria akuzon përkrahësit e Gylen-it se janë duke u munduar të sabotojnë përpjekjet eM.I.T.-së për të vendosur paqen me grupin rebel të kurdëve, PKK-në.

Analistët thonë se agjencia e zbuliomit është një nga institucionet e pakta të shtetit të cilës i beson qeveria. Kryetari i saj, Hakan Fidan, është gjithashtu një aleat i ngushtë dhe i besuar i kryeministrit.

Soli Ozel, një gazetar politik për gazetën turke Haber Turk, thotë se ligji i ri është pjesë e një prirjeje shqetësuese.

“Ndryshimet e këshillit të lartë të gjykatësve dhe prokurorëve, në thelb e kthejnë degën e gjyqësorit në një vazhdim të degës ekzekutive. Pra, e gjithë kjo në thelb na çon në një drejtim, nuk është vetëm shteti ynë që po shthuret, por demokracia jonë dhe standardet demokratike.”

Presidenti turk Abdullah Gul duhet ende ta miratojë ligjin e ri të organeve të zbulimit, një veprim që pritet të ndodhë. Partitë opozitare ka të ngjarë t’i drejtohen gjykatës kushtetuese për t’u ankuar. Vëzhguesit thonë se legjislacioni i ri i zbulimit, nëse do t’i paraqitet gjykatës kushtetuese, ka të ngjarë që të shqyrtohet me imtësi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG