Lidhje

Turqi: Të paktën 60 të mbytur, gjysma fëmijë


Zyrtarët turq thanë se një anije me imigrantë të paligjshëm u fundos në brigjet perendimore të vendit

Zyrtarët turq thanë se të paktën 60 persona u mbytën, gjysma e të cilëve fëmijë, pasi një anije me imigrantë të paligjshëm u fundos në brigjet perendimore të Turqisë.

Qeveria lokale e Izmirit tha sot se 31 viktima ishin fëmijë dhe shumica tjetër gra.

Anija besohet të ishte drejtuar për në ujrat evropiane, por pasi goditi në shkëmbinj u fundos sot vetëm 50 metra nga bregdeti i Turqisë.

Autoritetet janë duke kryer hetime dhe kanë arrestuar dy persona. Kërkimet për viktimat vazhdojnë.

46 persona janë shpëtuar. Kombësia e personave të shpëtuar është e paqartë. Njoftimet e para thanë se disa nga të mbijetuarit ishin nga Iraku dhe Siria dhe palestinezë nuk nuk ka konfirmim zyrtar.

Turqia është një pikë popullore tranziti për njerëzit që dëshirojnë të emigrojnë në Bashkimin Evropian. Ajo ka qënë gjithashtu destinacion për gati 80 mijë refugjatë sirianë që kanë kaluar kufirin për ti shpëtuar dhunës në vend.

XS
SM
MD
LG