Lidhje

Turqi, një sulmuese vetvrasëse shkakton 3 të vrarë dhe 12 të plagosur

  • Zëri Amerikës

Turqi, një sulmuese vetvrasëse shkakton 3 të vrarë dhe 12 të plagosur

Turqi, një sulmuese vetvrasëse shkakton 3 të vrarë dhe 12 të plagosur

Zyrtarët turq fajësuan një sulmuese vetvrasëse për një shpërthim që shkaktoi 3 viktima dhe plagosi 12 të tjerë në rajonin e banuar kryesisht me kurd në juglindje.

Guvernatori Mustafa Hakan Guvencer tha se gruaja aktivizoi lëndën shpërthyese pranë selisë së partisë në pushtet në qyteti Bingol sot. Por ministri i brendshëm turk tha se nuk është e qartë në se zyrat e partisë ishin objektivi.

Zyrtarët thanë se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Turqia këtë javë përfundoi një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurd në Turqi dhe në veri të Irakut.

Ofensiva u krye pas një seri sulmesh të koordinuara nga Partia punëtorët e Kurdistanit që vranë 24 ushtarë turk.

Rebelët kurd kanë ndërmarrë një fushatë për autonomi nga Turqia qysh në vitin 1984.

Luftimet kanë vrarë më shumë se 40 mijë persona.

XS
SM
MD
LG