Lidhje

Turqi: Policia ndalon gazetarë, nën shqetësimet për komplot anti-qeveritar

  • Zëri Amerikës

Turqi: Policia ndalon gazetarë, nën shqetësimet për komplot anti-qeveritar

Turqi: Policia ndalon gazetarë, nën shqetësimet për komplot anti-qeveritar

Policia turke ka ndaluar disa gazetarë si pjesë e një ndërhyrjeje të dhunshme të debatuar, ndaj një rrjeti të akzuar se po komplotonte për të rrëzuar qeverinë. Policia kreu kërkime në shtëpitë e 11 njerëzve, shumica gazetarë, gjatë bastisjeve në fillim të muajit në Stamboll dhe Ankara ditën e sotme. Bastisjet dhe ndalimet janë pjesë e një hetimi të vazhdueshëm në rrjetin Ergenekon, një grup laik për të cilin autoritet dyshojnë se po planifikonte bombardime dhe sulme të tjera për të diskretituar qeverinë e për të shkaktuar një ndërhyrje ushtarake. Mes të ndaluarve është dhe Ahmet Sik, i cili është bashkëautori i një libri që flet për dhunën ndaj Ergenekon - it. Një i ndaluar tjetër është Nedim Sebner, një gazetar investigativ për një gazetë të madhe turke. Muajin e kaluar, autoritet arrestuan tre gazetarë të një faqeje interneti opozitare, me dyshimin se kishin lidhje me grupin në fjalë. Më shumë se 300 njerëz, mes tyre gazetarë, akademikë, politikanë dhe zyrtarë ushtarakë në pension, janë arrestuar si pjesë e hetimit. Kritikët thonë se ndalimet janë një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës.

XS
SM
MD
LG