Lidhje

Turqi, dita e nëntë e protestave


Protestuesit sfiduan thirrjet e kryeministrit Erdogan për t’i dhënë fund demonstratave anti-qeveritare

Mijëra protestues turq dolën në rrugë për të nëntën ditë, duke sfiduar thirrjet e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për t’i dhënë fund demonstratave anti-qeveritare.

Demonstruesit janë vendosur në Sheshin Taksim për disa ditë të tjera protestash. Ata mbajnë parrulla ku i bëjnë thirrje zotit Erdogan të jap dorëheqjen.

Protestuesit u përleshën me policinë në rrethinat e Stambollit gjatë natës.

Nga dhuna janë vrarë të paktën dy vetë dhe janë plagosur mijëra të tjerë.

Protestat filluan më shumë se një javë më parë ndaj planeve të qeverisë për të shkatërruar një park publik në Stamboll për një projekt të ri zhvillimi. Zoti Erdogan ka kundërshtuar të ndyshojë planet.

Demonstrata janë zhvilluar edhe në qytete të tjera turke, përfshi kryeqytetin Ankara. Protestuesit e akuzojnë zotin Erdogan se ka imponuar pikëpamjet e tij islamike mbi vendin laik dhe janë të zemëruar ndaj asaj që e shohin si një qeveri autoritare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG