Lidhje

Përsëri protesa në Turqi


A

A

Policia në Stamboll përdori pompat e ujit dhe gazin lotsjellës kundër mijëra protestuesve në sheshin historik Taksim të qytetit.

Protestuesit u mblodhën sot në shesh pa përfillur paralajmërimet zyrtare për të qëndruar larg tij. Organizatorët thanë se synonin të marshonin drejt një parku aty pranë që mbahet i rrethuar nga policia.

Kjo zonë ka qenë një pikë e nxehtë protestash anti-qeveritare dhe përleshjesh që nga fundi i majit, kur policia shpërndau me forcë një demonstratë kundër planit të saj për ta kthyer parkun në një objekt për përdorim komercial. Gjatë muajit të kaluar, të paktën tre civilë dhe një polic janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Protestuesit e kanë përqendruar zemërimin kryesisht ndaj kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka thënë se do të përdorë edhe ushtrinë për të shpërndarë demonstratat, nëse është e nevojshme.
XS
SM
MD
LG