Lidhje

Reforma ligjore në Turqi

  • Dorian Jones

Lirimi i ushtarakëve të lartë të dalë në pension dhe i bosave të krimit në Turqi po nxit shqetësime se organizata e quajtur “shtet i nëndheshëm” mund të rikthehet me veprimet e saj.

Reforma ligjore që ka filluar qeveria e Turqisë ka bërë që të dalin nga burgu dhjetra oficerë të dalë në pension dhe anëtarë të botës kriminale. Shumë prej tyre janë dënuar për krime që lidhen atë që prokurorët i kanë vënë termin “Derin Devlet”, ose shteti i nëndheshëm, disa rrjete jo-zyrtare të pushtetit për të cilët prokurorët thonë se janë përgjegjës për vrasjen me motive politike të njerëzve që konsiderohen si armiq të popullit.
Cengiz Aktar i Forumit të Politikave të Stambollit thotë se lirimi nga burgu i këtyre elementëve përbën shqetësim.

"Opinioni publik në Turqi është tepër i shqetësuar nga këto lirime nga burgu, sepse këta njerëz mund të jenë duke menduar që të hakmerren në muajt e ardhshëm”.

Mes personave të liruar nga burgu janë njerëz të dënuar për vrasjen e gazetarit të shquar armen Hrant Dink. Prokurorët thonë se janë liruar edhe vrasësit e tre misionarëve. Të tjerë akuzohen për krijimin e skuadroneve të vdekjes brenda kornizës së forcave të sigurisë. Por grupe të të drejtave të njeriut thonë se shumica e viktimave nga krimet e kryera nga organizata “shteti i nëndheshëm” i Turqisë, janë aktivistë që luftojnë për të drejtat e pakicës kurde, sidomos në vitet 1990, në kulmin e luftimeve mes shtetit turk dhe grupit rebel kurd PKK.

Disa zyra të partisë pro-kurde “Demokracia e Popullit” janë sulmuar këtë muaj nga nacionalistë turq gjatë fushatave elektorale. Udhëheqësi i Partisë, Ertugrul Kurkcu, thotë se në këtë aksion është përfshirë organizata “shteti i thellë”.

"Ky grup është ideatori kryesor i këtyre sulmeve. Natyrisht, që grupi nuk i udhëhoqi sulmet, ndërsa anëtarët e tij ishin në burg. Por janë elementë të këtij grupi, të cilët kanë qenë shumë aktivë në krimet e kohëve të fundit ndaj kurdëve dhe demokratëve.”

Kurkcu dhe shumë vëzhgues të tjerë politikë thonë se qeveria ka liruar individë me lidhje me organizatën turke “deep state”, me premtimin për të rekrutuar mbështejen e saj në luftën kundër pasuesve të një kleriku islamik, Fetullah Gulen, i cili jeton në mërgim, në Shtetet e Bashkuara. Qeveria i akuzon pasuesit e tij se kanë infiltruar në disa sektorë të drejtësisë dhe të policisë. Sinan Ulgen, studjues në qendrën Carnegie Europe, dyshon që qeveria do të ndërmerrte një veprim kaq të rrezikshëm. Ai fajëson për lirimet nga burgu dobësitë e sistemit gjyqësor.

"Nga pikëpamja e qeverisë, ky ishte gjithashtu një zhvillim i padëshiruar, ngaqë shumica e shoqërisë turke janë kritikë ndaj këtij zhvillimi. Sigurisht, që disa njerëzit që kanë patur lidhje me organizatën “shteti i thellë” mund të rigrupohen. Por unë nuk mendoj që kjo të jetë e mundur përsëri, sepse ka patur ndryshime themelore në marrëdhënien mes shoqërisë civile dhe ushtrisë dhe kjo nuk ka për të ndryshuar.”

Studjuesi i shkencave politike Aktar pranon se Turqia ka ndryshuar nga koha kur ushtria ndërhynte drejtpërdrejt në politikë. Por ai thotë se në kushtet kur qeveria ka spastruar mijëra oficerë policie dhe anëtarë të sistemit të drejtësisë në betejën kundër pasuesve të zotit Gulen, Turqia mbetet e rrezikuar nga intrigat politike.

"Policia dhe drejtësia janë tronditur dhe destabilizuar. Prandaj, ne nuk e dimë se kush do ta sigurojë rendin pulbik, në kushtet kur ka një numër kaq të madh kriminelësh nëpër rrugët e vendit. Kjo është shumë shqetësuese.”

Grupe të të drejtave të njeriut e akuzojnë organizatën turke “shteti i thellë” për mijëra vrasje politike dhe zhdukjen e njerëzve në vitet 1990.
XS
SM
MD
LG