Lidhje

Turqi, pezullohet ligji që ndalonte shamitë e kokës


Turqia pezulloi ligjin dhjetëra vjeçar që u ndalonte punonjëseve në zyrat e shtetit të vinin shami koke, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke.

Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, ndalimi i shamive të kokës për gjykatësit, prokurorët, policinë dhe personelin ushtarak mbetet në fuqi.

Ligji, i cili hyri në fuqi para 90 vjetësh në ditët e para të Republikës Turke, ka qenë një nga çështjet më emocionale në Turqi. Ai ka ndarë prej kohësh vendin, duke vënë përballë njëri-tjetrit grupet fetare në rritje dhe elitën dikur të fuqishme laike.

Ligji i ka penguar shumë gra të mbajnë poste publike. Por grupet laike e shohin pezullimin e këtij ligji si dëshmi e përpjekjeve të qeverisë për zbatimin e një axhende islamiste.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan për një kohë të gjatë është përpjekur të shqyrtojë shqetësimet e muslimanëve që praktikojnë fenë, të cilët e ndihmuan Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG