Lidhje

Turqia fajëson Shtetin Islamik për sulmin në Gaziantep

  • Dorian Jones

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu tha sot se kufiri i Turqisë me Sirinë duhet të spastrohet i tëri nga anëtarët e grupit Shteti Islamik. Komentet e tij pasojnë sulmin vetë-vrasës të së shtunës në një dasëm në qytetin Gaziantep, që la të paktën 51 të vrarë.

Presidenti Rexhep Tayip Erdogan fajësoi Shtetin Islamik, duke thënë se të dhënat tregojnë se autori ishte një djalë i ri 12-14 vjeçar. Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin duke thënë se “autorët e këtij akti barbar në mënyrë cinike dhe prej frikacaku vunë në objektiv një dasëm”.

Uashingtoni njoftoi se nën presidenti Joe Biden do të vizitojë Ankaranë të mërkurën për të ripohuar angazhmin amerikan për bashkëpunium me Ankaranë në luftën kundër terrorizmit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG