Lidhje

9 persona të ndaluar për dy shpërthime në Turqi


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të qëndrojë jashtë luftës civile të Sirisë, një ditë pasi një sulm me dy makina bombë goditi një qytet turk në afërsi të kufirit sirian, duke vrarë të paktën 46 njerëz.

Duke folur sot në Stamboll, zoti Erdogan tha se Turqia do të veprojë me kujdes ndaj provokimeve që synojnë ta shtyjnë atë drejt përfshirjes në konflikt. Qeveria turke tha se autoritetet arrestuan nëntë qytetarë turq në lidhje me sulmin e së shtunës në Reyhanli dhe se dyshojnë se ata kanë lidhje me shërbimin e zbulimit sirian.

Zyrtarë të lartë thanë në një konferencë shtypi se të ndaluarit përfshijnë personin e dyshuar si organizator kryesor i sulmit si dhe planifikues të tjerë, disa prej të cilëve kanë pranuar fajësinë.

Po sot, ministri i informacionit të Sirisë mohoi që qeveria e tij të kishte lidhje me shpërthimet. Omran el-Zoubi tha se qeveria turke ishte vetë përgjegjëse për shkak se e ka kthyer rajonin e kufirit në një strehë për "terroristët" – një term që qeveria siriane e përdor për t’iu referuar kryengritësve që luftojnë për t'i dhënë fund sundimit autokratik të Presidentit Bashar al-Assad.

Nëntë personat janë ndaluar për dy shpërthimet me bombë dje që vranë të paktën 43 persona.

Zv/kryeministri Besir Atalay u tha gazetarëve sot se ata po merren në pyetje lidhur me sulmin dhe se ka patur disa dëshmi. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se të gjithë janë qytetarë turq.

Dje, ministri i jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu fajësoi Sirinë për shpërthimet dhe tha se Turqia ka të drejtën të marrë “çfarëdo lloj mase” si kundërpërgjigje.

Askush nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimet. Por zëvendës kryeministri turk Bulent Arinc e quajti qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad "të dyshuarin e zakonshëm".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG