Lidhje

Turqia u përgjigjet të shtënave të Sirisë në një qytet kuritar turk


Dje ushtria turke qëlloi me artileri objektiva në Siri, pasi bombardimet nga Siria goditën një fshat kufitar në Turqi, duke lënë të paktën pesë të vrarë dhe plagosur nëntë njerëz të tjerë. Përshkallëzimi i tensionit mes këtyre dy vendeve fqinje e bëri NATO-n të thërrasë një takim urgjent në Bruksel dje vonë me kërkesën e Turqisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Xhons na informon se aleanca e NATO-s i bëri thirrje Sirisë të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Dje vonë, u godit me mortaja qyteti Akcakale. Ankarja akuzoi menjëherë forcat siriane për sulmin. Në një deklaratë të kryeministrit të Turqisë thuhet se ushtria turke u përgjegj duke qëlluar objektiva në Siri në përgjigje të atij që e cilësoi se “akt mizor”. Në deklaratë thuhet se përgjigja ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rregullat e konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun paralajmëroi kundër përshkallëzimit të kënfliktit sirian. Nga Nju Jorku, ai i bëri thirrje qeverisë siriane “të respektojë plotësisht integritetin teritorial të fqinjëve të saj si dhe t’i japë fund dhunës kundër popullit sirian”.

Në Uashington, sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, e quajti gjendjen “tejet të rrezikëshme”.
In Washington, U.S. Secretary of State Hillary Clinton called the situation "very, very dangerous."

"Ne jeni të indinjuar që sirianët kanë shtënë përtej kufirit. Na vjen shumë keq për humbjen e jetëve në anën turke të kufirit”.

Sekretarja Klinton tha se “të gjitha vendet e përgjegjëshme duhet të bashkohen” që ta bindin qeverinë siriane të Presidentit Bashar al-Asad “të ndalojë zjarrin, të ndërpresë sulmet ndaj popullit të vet dhe të fillojë procesin e tranzicionit politik”.

Turqia po shton përpjekjet e saj diplomatike për mbështetje ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu foli në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Turqia ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri, që kur forcat siriane rrëzuan një avion turk në muajin qershor.

NATO-ja u ka rezistuar këtyre thirrjeve, por pas sulmit më të fundit sirian, analistët thonë se Ankaraja ka të ngjarë ta shtojë presionin ndaj aleancës që të veprojë. Më vonë NATO-ja lëshoi një deklararë në të cilën e dënon sulmin. Ajo tha se “aleanca vazhdon të qendrojë përkrah Turqisë dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të akteve të tilla agresive kundër një aleati të saj”. NATO-ja i bëri gjithashtu thirrje “regjimit sirian t’i japë fund shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Me intensifikimin e luftimeve në Siri dhe lëvizjet saj pranë kufirit me Turqinë, rastet e dhunës përtej kufirit në teritorin turk janë shtuar. Ankaraja ka theksuar në mënyrë të përsëritur se do të veprojë në bazë të ligjit ndërkombëtar, por nuk do të ndërhyjë në mënyrë të njëanëshme në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG