Lidhje

Turqia mbron vendimin për uljen e avionit sirian


Kryeministri Erdogan: Avioni me pasagjerë i linjës ajrore siriane mbante një ngarkesë të paligjshme, që e kishte marrë nga një furnizues rus

Turqia po mbron vendimin e saj për ndërprerjen e fluturimit të një avioni sirian, i cili sipas Turqisë kishte pajisje ushtarake dhe municione me destinacion për qeverinë siriane.

Kryeministri turk Taip Erdogan tha se avioni me pasagjerë i linjës ajrore siriane, i cili po udhëtonte nga Moska në Damask në fillim të javës, mbante një ngarkesë të paligjshme të cilën e kishte marrë nga një furnizues rus. Zoti Erdogan nuk dha hollësi nëse Turqia e mori informacinin përmes shërbimeve sekrete, apo se kush në Rusi kishte dhënë miratimin për kalimin e materialeve.

Zyrtarët sirianë kanë hedhur poshtë akuzën. Rusia, aleati kryesor i udhëheqësit sirian Bashar al Assad, ka kërkuar shpjegime nga Turqia, duke thënë se veprimet e kësaj të fundit kërcënuan jetët dhe sigurinë e pasagjerëve në bord.

Ndërkaq në Siri, aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se 6 rrebelë u vranë në një sulm në një postobllok ushtarak në provincën Dera. Si psojë e sulmit nbetën edhe 14 ushtarë të vrarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG