Lidhje

Turqi, nesër mbahen zgjedhjet presidenciale


Kryeministri i Turqisë është favoriti i dukshëm në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale të vendit.

Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se nëse fiton zgjedhjet e së dielës, ka ndërmend të ndryshojë kushtetutën dhe të krijojë një presidencë ekzekutive. Në të kaluarën, presidentët e Turqisë kanë qenë figura ceremoniale.

Ndërkohë, zoti Erdogan ka thënë se do të ushtrojë kompetencat e plota të presidencës në bazë të ligjeve ekzistuese të Turqisë, duke përfshirë autoritetin për të thirrur parlamentin, mbledhje të kabinetit dhe të caktojë kryeministra, këshillin e ministrave dhe disa gjyqtarë të gjykatës së lartë.

Konservatorët fetarë, të cilët janë mbështetësit kryesorë të zotit Erdogan, e shohim ngjitjen e tij të mundshme në presidencë si arritje të madhe në shtytjen e tij për të riformuar Turqinë. Gjatë një dekade si kryeministër, ai ka thyer konceptin laik që dominuar qeverinë që nga themelimi i republikës moderne turke në vitin 1923 nga Mustafa Qemal Ataturku.

Kritikët e kryeministrit janë të shqetësuar nga rrënjët e tij islamiste politike dhe prirjet e tij gjithnjë e më autoritare. Vitin e kaluar, zoti Erdogan ka spastruar mijëra zyrtarët të policisë dhe prokurorë, duke rritur kompetencat e agjencisë së inteligjencës dhe duke ndaluar qasjet në YouTube dhe Twitter, ndërsa luftoi hetimet për korrupsion që implikonin qeverinë dhe anëtarët e familjes së tij.

XS
SM
MD
LG