Lidhje

Turqi: Zhvillohet ceremonia mortore e 35 civilëve të vrarë nga ushtria turke


Turqi: Zhvillohet ceremonia mortore e 35 civilëve të vrarë nga ushtria turke

Turqi: Zhvillohet ceremonia mortore e 35 civilëve të vrarë nga ushtria turke

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Turqinë juglindore për ceremoninë mortore të 35 civilëve të vrarë gjatë një sulmi ajror të ushtrisë turke.

Dje Ankaraja konfirmoi se personat e vrarë gjatë sulmit ajror pranë kufirit me Irakun ishin kontrabandistë, të cilët ushtria i mori për rebelë kurdë.

Personat që morën pjesë në ceremoninë mortore e cilësuan “vrasës” kryeministrin turk Taip Rexhep Erdogan.

Zoti Erdogan tha se incidenti ishte një veprim “i pafat” dhe shtoi se asnjë shtet nuk do të kryente sulm me bombë ndaj civilëve të vet. Ai tha se avionët F-16 qëlluan pasi imazhet e avionëve pa pilot treguan një grup prej 40 personash, për të cilët ata më vonë mësuan se ishin kontrabandistë që tregëtonin cigare dhe karburant.

Presidenti turk Abdullah Gyl po ashtu komentoi për sulmin, duke thënë se qeverisë i vjen shumë keq për atë që ndodhi.

Partia Punëtorët e Kurdistanit, ose PKK ka luftuar për 20 vjet me radhë për më tepër autonomi për kurdët në Turqi. Gjatë këtyre viteve janë vrarë dhjetra mijëra vetë.

Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë PKK-në si grup terrorist.

XS
SM
MD
LG