Lidhje

Turqi, fiton partia e Erdoganit


Partia e Presidentit Recep Tayyip Erdogan thotë se ka arritur fitore në zgjedhjet parlamentare të Turqisë që u mbajtën të dielën.

Kryeministri Ahmet Davutoglu e shpalli fitoren pasi rezultatet paraprake tregonin se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka rifituar shumicën në parlament.

Këto janë zgjedhjet e dyta në Turqi në pesë muaj.

Presidenti Erdogan i kërkoi zgjedhjet pasi humbi shumicën në Asamblenë Kombëtare për herë të parë në 13 vjet, dhe kryeministri Ahmet Davutoglu nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës me ndonjërën prej tre partive opozitare në parlament.

Zgjedhjet zhvillohen në klimën e një ekonomie në rënie dhe të një dhune të re midis qeverisë dhe Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit që lufton për autonomi si dhe të një serie sulmesh terroriste, siç ishin dy shpërthimet në një tubim paqësor në fillim të këtij muaji, ku u vranë 130 vetë.

XS
SM
MD
LG