Lidhje

Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri


Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri
Turqia akuzon Francën për gjenocid në Algjeri

Turqia reagoi ashpër ndaj votimit të parlamentit francez që e quan krim mohimin publik si gjenocid të vrasjeve masive të armenëve gjatë periudhës otomane në Turqi gati një shekull më parë.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Francën se ka kryer gjenocid në Algjeri më shumë se 60 vjet më parë. Ai tha se kolonialistët francez masakruan 15 përqind të popullësisë algjeriane duke filluar nga viti 1945.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul tha se homologu i tij francez Nicolas Sarkozy është paragjykues ndaj Turqisë.

Franca ka shprehur keqardhje ndaj reagimit të Turqisë për projektligjin që dhoma e ulët e parlamentit francez e miratoi të enjten.

Masa thotë se të gjithë ata që mohojnë se vrasjet masive të armenëve nga forcat turke kanë qënë gjenocid, përballen me një gjobë prej gati 60 mijë dollarësh dhe deri në një vit burg.

Legjislacioni duhet të miratohet nga senati francez për të kaluar në ligj. Franca formalisht i ka njohur vrasjet e armenëve si gjenocid në vitin 2001, por nuk kishte vendosur gjoba për ata që e refuzojnë atë.

XS
SM
MD
LG