Lidhje

Turqia i bën thirrje OKB-së të zhbllokojë pasuritë e libianëve


Turqia i bën thirrje OKB-së të zhbllokojë pasuritë e libianëve
Turqia i bën thirrje OKB-së të zhbllokojë pasuritë e libianëve

Ministri i Jashtëm i Turqisë i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zhbllokojnë pasuritë e libianëve për ta ndihmuar këtë vend të Afrikës Veriore të përparojë pas kryengritjes kundër udhëheqësit libian Muamar Gadafi.

Ahmet Davutoglu u bëri sot thirrje për ndihmë diplomatëve nga 30 vende të botës që po takohen në Stamboll. Grupi i Kontaktit për Libinë, siç quhet, përfshin delegatë nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO, Bashkimi Afrikan dhe qeverinë e rebelëve libianë, që është Këshilli Kombëtar Kalimtar.

Dje SHBA i kërkuan OKB-së të zhbllokojë pasuritë libiane me vlerën e 1,5 miliardë dollarëve. Pasuritë u bllokuan në muajin shkurt përmes një rezolute të OKB-së, e cila vendoste sanksione të ashpëra ndaj zotti Gadafi, në përgjigje të përdorimit të dhunës ndaj protestuesve. Udhëheqja e rebelëve thotë se i nevojiten fonde për të paguar rrogat shtetërore dhe për të mbajtur shërbimet humanitare.

XS
SM
MD
LG