Lidhje

Turqia, Irani dhe Siria


Ministri i Jashtëm i Turqisë kritikoi Iranin për reagimin ndaj vendimit të NATO-s mbi dislokimin e raketave Patriot në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Vendimi i NATO-s i ka shtuar tensionet mes Iranit dhe Turqisë, marrëdhëniet mes të cilave kanë qenë të tensionuara edhe më parë lidhur me krizën në Siri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli:

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu të martën i minimizoi shqetësimet e Iranit lidhur me vendimin e NATO-s për dislokimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat Patriot në kufirin e

Duke folur me gazetarët në Ankara, zoti Davutoglu tha se në vend që të kritikojë sistemin Patriot, Irani duhet t’i thotë qeverisë siriane të ndalë shtypjen ndaj popullit të vet, si dhe dhe provokimet ndaj Turqisë përmes shkeljeve kufitare.

Teherani e ka dënuar me forcë këtë veprim. Shefi i forcave të armatosura iraniane paralajmëroi se vendim për vendosjen e sistemit anti-raketë rrezikon fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinexhad e anuloi menjëherë një udhëtim këtë javë në Turqi, ku do të merrte pjesë në një festival fetar.

Konflikti në Siri ka krijuar një çarje në marrëdhëniet mes të dy vendeve: Teherani e mbështet me forcë presidentin Bashar al Assad, ndërsa Ankaraja mbështet forcat rebele siriane.

Por Sinan Ulgen, Drejtor i Institutit Kërkimor “Edam” në Stamboll, thotë se Ankaraja mundet të jetë duke i zgjatur dorën ish-aleates së saj dhe se anulimi i vizitës nga presidenti Iranian mund të shihet si një shans i humbur.

“Turqia donte të diskutonte me Iranin për të ardhmen e Sirisë, ngaqë edhe pse Irani mbështet regjimin e Assadit, përsëri ka plot interesa të përbashkëta për t’u biseduar, në se shihen në kontekstin e periudhës pas Assadit. Siria nuk do të bjerë në greminat e pasigurisë, prandaj, nga kjo perspektivë, të dy vendet kanë një numër interesash të përbashkëta.”

Për shtyrjen në minute e fundit të vizitës së zotit Ahmadinexhad në Turqi nuk u dha asnjë arsye zyrtare. Por ky vendim mund të lidhet me kundërshtimet brenda Iranit për një bashkëpunim të mundshëm mes Ankarasë dhe Teheranit, lidhur me Sirinë, sipas Murat Bilhanit, ish-diplomat turk në Iran, që tani është professor i marrëdhënieve me jashtë në Universitetin “Kultur” të Stambollit.

“Para së gjithash, ai mund të ketë disa arsye të brendshme; sepse janë bërë disa komente interesante nga stafi ushtarak, Roja Revolucionare, që ka kërcënuar Turqinë, thuajse në momentet kur po bëheshin përgatitje dhe deklarata se ai do të shkonte në Turqi. Pra, në Iran mund të ketë mosmarrëveshje brenda vendit, ndoshta ndaj tij është ushtruar presion, që të mos shkojë në Turqi.”

Megjithatë, analistët thonë se zoti Ahmadinexhad shihet si një person me të cilin Ankaraja mund të merret vesht. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në të shkuarën e ka përshkruar udhëheqësin iranian si mik, megjithëse marrëdhëniet mes të dy burrave janë ftohur që nga fillimi i konfliktit në Siri. Por analisti Ulgen paralajmëron se ndryshime të rrezikshme brenda Iranit mund të pengojnë ndonjë përpjekje të qeverisë turke për diplomaci me Teheranin për Sirinë.

“Në Iran në vitin 2013 mbahen zgjedhjet presidenciale dhe presidenti i ardhshëm mundet të jetë një person me lidhje me udhëheqësin shpirtëror të vendit, një person më konservator. Prandaj, dhe marrëdhënia që Turqia ka qenë e aftë të krijojë me Ahmadinexhadin, kur është fjala për bisedimet mbi një sërë çështjesh, zor se do të përsëritet, të paktën në afat të shkurtër, me një presidenti të ri iranian.”

Megjithatë, marrëdhëniet pritet të tensionohen më tej me Ankaranë, që është nën presionin e vazhdueshëm nga Washingtoni, për të miratuar sanksione të forta për energjinë ndaj Teheranit, që lidhen me programin e debatueshëm bërthamor që ka vendi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG