Lidhje

Turqia godet nga ajri aleatët kurdë të SHBA


Ushtria turke pretendon se ka vrarë të enjten me sulme nga ajri të paktën 200 kurdë të Sirisë, pjestarë të asaj që njihet si njësia e mbrotjes së popullsisë “YPG”.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj këtij formacioni ushtarak.Vetë milicia e kurdëve të Sirisë njofton vetëm 10 të vrarë në radhët e saj.

“YPG” mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, që e konsiderojnë atë një aleat kyç në përpjekjet për të luftuar grupin Shteti Islamik.

Por Ankaraja e akuzon grupin “YPG” si organizatë terroriste të lidhur me kurdët e Turqisë, të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët luftojnë shtetin turk.

Sulmet e ushtrisë turke besohet të jenë një përpjekje për të mos i lejuar forcat kurde të marrin qytetin al-Baba që kontrollohet nga Shteti Islamik. Forcat turke janë vetë të angazhuara në operacionet ushtarake për marrjen e këtij qyteti.

Sekretari amerikan i Mbrotjes Ash Carter pritet të shkojë në Ankara të premten për bisedime me presidentin Recep Tayyip Erdohan për çështjen e Sirisë dhe ofensivën për të çliruar Mosulin.

Gjithashtu z. Carter pritet të kërkojë shmangien e një përplasje edhe me të ashpër mes Turqisë dhe forcave të kurdeve sirianë.

XS
SM
MD
LG