Lidhje

Turqia lufton korrupsionin

  • Zëri Amerikës

Turqia lufton korrupsionin

Turqia lufton korrupsionin

Policia turke ka ndaluar më shumë se 20 veta, përfshirë disa avokatë dhe dy ish-anëtarë të gjykatës së lartë në kuadër të një hetimi për mitëmarrje.

Agjencia shtetërore e lajmeve "Anatolia" tha se personat e paraburgosur sot dyshohen se kanë dhënë ose marrë ryshfet lidhur me një marrëveshje të debatueshme pronësie lidhur me qendrën botërore të tregtisë në Stamboll dhe një kompani që organizon panaire tregtare.

Dy nga të arrestuarit janë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të Apelit. Gazeta Hyrrijet tha se 13 nga të paraburgosurit janë avokatë.

Kreu i Dhomës Tregtare të Stambollit kërkohet po ashtu për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin.

XS
SM
MD
LG