Lidhje

Turqia mbyll ambasadën në Siri


Turqia mbylli ambasadën e saj në Siri për shkak të asaj që zyrtarët turq e quajnë përkeqësim të situatës së sigurisë.

Turqia paralajmëroi qytetarët e saj në Siri javën e kaluar se kishte në plan të pezullonte shërbimet në ambasadën e Damaskut dhe u bëri thirrje të kthehen në atdhe.

Turqia është bërë gjithnjë e më e zëshme në thirrjet për t’i dhënë fund gjakderdhjeve në Sirinë fqinje. Rreth 17 mijë refugjatë sirianë kanë kaluar kufirin për në Turqi për tu shpëtuar luftimeve.

Turqia është gjithashtu mikëpritësja e takimit Miqtë e Sirisë këtë javë, gjatë së cilit Shtetet e Bashkuara kanë në plan të ngrejnë çështjen e dërgimit të atyre që i quajnë ndihma jo-vdekjeprurëse për rebelët sirianë.

Në Siri, aktivistët pro-demokracisë thane se trupat bombarduan qytetin Homs sot, duke u vënë zjarrin disa shtëpive. Homs është qendra e opozitës. Një activist tha se qeveria po përpiqet të shkatërrojë qytetin, i treti për nga madhësia në Siri.

Kombet e Bashkuara thane se dhuna e presidentit Bashar al-Assad kundër opozitës ka vrarë më shumë se 8,000 njerëz gjatë vitit të kaluar.

Qeveria fajëson për dhunën ata që i quan terroristë të mbështetur nga jashtë.

XS
SM
MD
LG