Lidhje

Turqia paralajmëron për luftë civile në Siri

Turkish prime minister Recep Tayyip Erdogan, center surrounded by his bodyguards, leaves after his meeting with Grand Sheik of Al Azhar Ahmed el-Tayyib, unseen, at his office in Cairo, Egypt Tuesday, Sept. 13, 2011. Erdogan, intent on broadening Turkey's

Kryeministri i Turqisë paralajmëroi se Siria mund të shkasë në luftë sektare civile, ndërsa trazirat në këtë vend vazhdojnë.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan tha në një intervistë për gazetën egjiptiane Al-Shoruk se druhet se kriza që ka përfshirë fqinjin jugor të Turqisë, Sirinë, do të përfundojë me një konflikt mes sekteve Alauite dhe Suni.

Sundimtarët e Sirisë i përkasin sektit Alauit, një degë e myslimanëve Shi’itë, ndërsa shumica e banorëve të Sirisë janë Suni. Po ashtu, gjatë komenteve që bëri para mijëra njerëzve në Kairo, zoti Erdogan tha se në Siri janë shtuar vrasjet e civilëve, por qeveria nuk ka ndërmarrë reforma.

XS
SM
MD
LG