Lidhje

Turqia përsërit angazhimin për të nxitur stabilitetin politik në Ballkan

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Turqia u zotua sërish se do të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit për të forcuar stabilitetin rajonal.

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoullu i bëri komentet sot në Stamboll, ku po zhvillohen takime të nivelit të lartë të udhëheqësve të Europës juglindore.

Mediat turke e cituan ministrin të ketë thënë se qëllimi kryesor i konferencës është të nxisë reforma brenda qeverisë tripalëshe të Bosnjë-Hercegovinës. Ai tha se stabiliteti i Bosnjës është me rëndësi për paqen në Ballkan dhe në mbarë Europën.

Davutoullu po ashtu tha se integrimi i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare është i domosdoshëm për stabilitetin e përgjithshëm në rajon.

Krerët e 11 shteteve të rajonit, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara, organizatave të sigurisë në Europë, si dhe ekspertë të ekonomisë po marrin pjesë në një takim dyditor të nivelit të lartë.

XS
SM
MD
LG