Lidhje

Turqia pezullon plotësisht shkëmbimet tregëtare dhe ushtarake me Izraelin

  • Zëri Amerikës

Turqia pezullon plotësisht shkëmbimet tregëtare dhe ushtarake me Izraelin

Turqia pezullon plotësisht shkëmbimet tregëtare dhe ushtarake me Izraelin

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan tha sot se Turqia po pezullon gjithë shkëmbimet tregëtare dhe ushtarake me Izraelin dhe ka shtuar vëzhgimin e ujrave të Mesdheut, në përgjigje të qëndrimit të Izraelit që nuk pranon të kërkojë ndjesë për një operacion ushtarak ndaj një anijeje turke vitin e kaluar, që përfundoi me viktima.

Zoti Erdohan tha të martën se marrëdhëniet tregëtare, ushtarake dhe shkëmbimet e industrisë së mbrojtes me Izraelin do të pezullohen plotësisht. Zyra e tij më pas konfirmoi se zoti Erdohan e kishte fjalën për pezullimin e projekteve në fushën e mbrojtjes me firmat izraelite dhe jo gjithë tregëtinë me Izraelin, që sipas Ankarasë, gjatë vitit të kaluar ishte 3,5 miliardë dollarë.

Kryeministri turk po ashtu tha se anijet luftarake turke do t’i shtojnë patrullimet në ujrat lindore të Mesdheut, ku, në maj të vitit të kaluar, anijet izraelite kryen sulmin ndaj anijes turke, e cila po shkonte me ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Trupat speciale izraelite e sulmuan anijen turke në kuadër të bllokadës që Izraeli kishte vendosur ndaj Gazës për të parandaluar futjen e armëve atje.

Pas një përleshje në anije, 9 veprimtarë turq u vranë dhe disa ushtarë izraelitë u plagosën.

Javën e kaluar Turqia dëboi ambasadorin izraelit nga Ankaraja pasi Izraeli nuk pranoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë për operacionin. Izraeli ka shprehur keqardhje për vrasjen e veprimtarëve turq dhe tha se nuk dëshiron keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Turqinë.

XS
SM
MD
LG