Lidhje

Turqia dërgon trupa në kufirin me Sirinë


Javën e kaluar, Kryeministri turk u shpreh i shqetësuar lidhur me zërat mbi një bashkëpunim mes rebelëve kurdë turq dhe Partisë siriane Bashkimi Demokratik

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Ankaraja ka dërguar forca ushtarake në kufirin e paqëndrueshëm me Sirinë, duke përfshirë trupa tokësore, tanke të blinduara dhe raketa-hedhëse. Javën e kaluar, Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan shprehu shqetësim lidhur me zërat mbi një bashkëpunim të mundshëm mes rebelëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe Partisë siriane Bashkimi Demokratik, me synimin për të formuar një autoritet kurd në veri të Sirisë.

Pamjet e transmetuara sot nga Agjencia Anadolu tregonin një autokolonë ushtarake duke shkuar nga qyteti Gaziantep për në Kilis, i cili shtrihet në një pjesë të kufirit 910 kilometra të gjatë midis Turqisë dhe Sirisë fqinje.

Javën e kaluar, Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan theksoi shqetësimin e Turqisë se krijimi i një autoriteti kurd në veri të Sirisë mund të krijojë baza mbështetjeje për separatistët kurdë të vetë Turqisë, të cilët ngritën armët kundër shtetit në vitin 1984. Rebelët kurdë tashmë përdorin Irakun verior si bazë prej nga nisin sulmet ndaj Turqisë.
Kryeministri turk u shpreh i shqetësuar lidhur me zërat mbi një bashkëpunim të mundshëm mes rebelëve kurdë dhe Partisë siriane Bashkimi Demokratik, me synimin për të formuar një autoritet kurd në veri të Sirisë.

Zoti Erdogan nuk tha se çfarë veprimi do të ndërmerrte Turqia, por ushtria turke ka përforcuar trupat e saj përgjatë kufirit në javët e fundit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë, ky vend dërgoi sot në kufi forca ushtarake, duke përfshirë trupa tokësore, tanke të blinduara dhe raketahedhëse.
Ndërkohë mund të shiheshin trupa siriane në fshatin Khirbet al-jouz të Sirisë, ku natën e së premtes pati luftime midis rebelëve dhe trupave besnike të regjimit të Presidentit Bashar Asad.

Brenda një ndërtese gjendeshin ushtarë të armatosur, që më parë është përdorur nga qeveria për të qëlluar kundër kryengritësve me snajper.

Fshati Khirbet al-jouz shtrihet në anën tjetër të kufirit me fshatin Guvecci në Turqi, rreth 15 kilometra nga kampi Yayladagi në provincën Hatay, ku janë strehuar refugjatë sirianë.

Qindra njerëz që kërkojnë t’u shpëtojnë luftimeve në Siri, kanë kaluar kufirin çdo ditë.
Dje, u hap kampi i parë zyrtar i refugjatëve në Jordani, pranë kufirit me Sirinë.
XS
SM
MD
LG