Lidhje

Turqia vazhdon operacionin ushtarak ndaj kurdëve përtej kufirit me Irakun


Turqia vazhdon operacionin ushtarak ndaj kurdëve përtej kufirit me Irakun
Turqia vazhdon operacionin ushtarak ndaj kurdëve përtej kufirit me Irakun

Ushtria turke vazhdon ofensivën nga ajri dhe toka kundër militantëve kurdë në Irakun verior. Ankaraja po kërkon mbështetjen e Iranit fqinj në luftën kundër rebelëve. Ministri i jashtëm iranian Ali Akbar Salehi u takua me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu sot në Ankara, ku njoftuan planet e bashkëpunimit kundër rebelëve të partisë Punëtorët e Kurdistanit dhe degës së saj në Iran, Partia për Jetë të Lirë.

Zoti Salehi tha se të dyja grupet përfaqësojnë një problem të përbashkët për të dyja vendet që duhet të bashkëpunojnë më me seriozitet kundër tyre. Irani ka gjithashtu një minoritet të madh kurd në vend.

Davutoglu tha se Turqia dhe Irani do të punojnë së bashku derisa sipas fjalëve të tij të eliminohet kërcënimi terrorist. nuk është ende e qartë se çfarë veprimesh të përbashkëta po planifikojnë të ndërmarrin të dyja vendet kundër rebelëve. Turqia ka ndërmarrë një ofensivë kundër rebelëve të partisë Punëtorët e Kurdistanit pas një seri sulmesh të kësaj partie që vranë të mërkurën 24 ushtarë turq.

XS
SM
MD
LG