Lidhje

Turqit e Qipros kërkojnë për naftë pranë zonës ku kërkojnë grekët


Turqit e Qipros kërkojnë për naftë pranë zonës ku kërkojnë grekët
Turqit e Qipros kërkojnë për naftë pranë zonës ku kërkojnë grekët

Zyrtarët turq thonë se një nga anijet e tyre ka filluar kërkimet për naftë e gaz pranë zonës ku zhvillojnë kërkime grekët e Qipros.

Zyrtarët thanë sot se anija e kërkimeve po operon nën mbrojtje ushtarake në pjesën lindore të detit Mesdhe.

Më parë, kryeministri i pjesës turke të Qipros Irsen Kucuk tha se anija kishte filluar kërkimet, por nuk specifikoi se ku.

Nisja e anijes u bë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Turqisë dhe turqve të Qipros për kerkime për naftë e gaz në Mesdheun lindor. Bashkimi Evropian e kundërshtoi marrëveshjen, e cila u arrit në përgjigje të një mase të ngjashme nga pjesa greke e Qipros, e njohur në shkallë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG