Lidhje

Kosovë: TV 21 shënon 15 vjetorin

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, Radio Televizioni 21, po shënon 15 vjetorin e fillimit të punës.

I themeluar si një radio e pavarur në internet, në fillim të majit të vitit 1998 nga Afërdita Saraçini Kelmendi, ish korrespondente e Zërit të Amerikës, kjo media kaloi një periudhë të vështirë pune, përfshirë edhe veprimtarinë jashtë Kosovës gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe.

Me mbarimin e luftës në Kosovë, përveç programit të radios, filloi punën edhe kanali televiziv kombëtar i cili mbrëmë shënoi përvjetorin e tij. Pesëmbëdhjetë vjet pas fillimit Radiotelevizioni 21 transmeton 24 orë program në radio dhe në disa kanale televizive.
XS
SM
MD
LG