Lidhje

Egjipt: 21 të vdekur, 80 të plagosur nga shpërthimi në qytetin verior të Aleksandrisë

  • Zëri Amerikës

Egjipt: 21 të vdekur, 80 të plagosur nga shpërthimi në qytetin verior të Aleksandrisë

Egjipt: 21 të vdekur, 80 të plagosur nga shpërthimi në qytetin verior të Aleksandrisë

Një zyrtar egjiptian tha se ka të ngjarë që shpërthimi vetëvrasës pranë një kishe katolike të ketë qenë rezultat i një sulmi vetëvrasës. Shpërthimi pak pas mesnate la 21 të vrarë.

Fillimisht autoritetet thanë se sulmi, që plagosi 80 persona të tjerë në qytetin verior të Aleksandrisë, ishte kryer me një makinë bombë.

Ministria e Brendshme vuri në dukje se njoftimet e mëparshme rreth një makine bombë ishin të pasakta dhe shtoi se sipas provave, në këtë shpërthim u angazhuan "elemente të huaj".

Dëshmitarët thanë se pas sulmit, të krishterët u përpoqën të sulmonin një xhami matanë rrugës, veprim që nxiti shpërthimin e përleshjeve mes të krishterëve dhe muslimanëve, duke shkaktuar viktima të tjera.

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak u bëri thirrje qytetarëve të të gjithë besimeve fetare, si të krishterëve edhe muslimanë, që të dënojnë akte të tilla terroriste, siç u shpreh ai, si sulmi me bombë pranë kishën pas mesnatës. Zoti Mubarak u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Sulmi ndodhi vetëm 30 minuta pas mesnatës në një kishë, ku besimtarët ishin mbledhur për të kremtuar natën e Vitit të Ri. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një degë e Al-Kaidës në Irak ka marrë përgjegjësinë për sulme të kohëve të fundit, duke thënë se po hakmerrej për dy gra që ishin konvertuar në islam nga krishterimi dhe që po mbaheshin peng. Al-Kaida shtoi se dy gratë egjiptiane po mbahen peng nga disa të krishterë për shkak të ndërrimit të fesë.

XS
SM
MD
LG