Lidhje

Tymi i duhanit nga persona të tjerë vret 600 mijë njerëz çdo vit


Tymi i duhanit nga persona të tjerë vret 600 mijë njerëz çdo vit
Tymi i duhanit nga persona të tjerë vret 600 mijë njerëz çdo vit

Një studim i ri që analizon të dhëna që nga viti 2004 në 192 vende tregon se tymi i duhanit nga persona të tjerë shkakton vdekjen e më shumë se 600 mijë njerëzve çdo vit.

Studimi i parë i këtij lloji u publikua sot në revistën mjekësore britanike The Lancet.

Studiuesit zbuluan se 40 përqind e fëmijëve dhe më shumë se 30 përqind e të rriturve që nuk e pinë duhanin janë të ekspozuar megjithatë ndaj tij.

Shkencëtarët llogarisin se gati 60 përqind e vdekjeve shkaktohen nga sëmundje të zemrës dhe 30 përqind nga sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes.

Thithja pasive e tymit të duhanit llogaritet të kontribuojë në një përqind të vdekjeve në botë.

Shkencëtarët thonë se zbatimi i ligjeve kundër pirjes së duhanit në vende publike mund të pakësojë ndjeshëm vdekshmërinë dhe kostot e shërbimeve shëndetësore. Por shkencëtarët theksuan gjithashtu se ekspozimi i fëmijëve ndaj duhanit ndodh më shumë në shtëpi.

XS
SM
MD
LG