Lidhje

Timoshenko i drejtohet Gjykatës Evropiane

Giám đốc điều hành Amazon Jeff Bezos ra mắt máy bay "octocopter" –máy bay không người lái mini-sẽ được sử dụng để giao hàng tới người tiêu dùng. Công ty của ông đang hướng tới tương lai với kế hoạch sử dụng máy bay không người lái mini để giao những gói hàng nhỏ.

Ish Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko po i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër burgimit të saj nga Ukraina mbi akuzat për shpërdorim detyre.

Seanca e së martës vjen një ditë para se gjykata e lartë e Ukrainës pritet të vendosë mbi ankesën e saj kundër dënimit shtatë-vjeçar të ish-Kryeministres.

Akuzat për keqpërdorim detyre lidhen me një marrëveshje gazi natyror me Rusinë që ajo ndërmjetësoi në vitin 2009, ndërsa shërbente si kryeministre.

Ajo gjithashtu ndeshet me akuza për përvetësim të ardhurash dhe evazion fiskal, në një gjykim që pritet të rifillojë më 11 shtator.

Zonja Timoshenko, një bashkë-udhëheqëse e Revolucionit Portokalli pro-demokracisë të vitit 2004, thotë se të dyja akuzat përbëjnë një hakmarrje politike ndaj saj nga ana e Presidentit Viktor Janukoviç, i cili fitoi zgjedhjet ndaj saj në vitin 2010, me një fitore të ngushtë.
XS
SM
MD
LG